Geir Pedersen optimist për zhvillimet në Gjenevë në lidhje me Sirinë

Përfundoi pjesa e parë e mbledhjeve të Komitetit Kushtetues të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës me pjesëmarrjen e palëve siriane.

1298879
Geir Pedersen optimist për zhvillimet në Gjenevë në lidhje me Sirinë

Përfundoi pjesa e parë e mbledhjeve të Komitetit Kushtetues të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës me pjesëmarrjen e palëve siriane.

“Përfundoi me sukses pjesa e parë” tha Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen.

Anëtarët e Komisionit, që do të shkruajnë kushtetutën e re të Sirisë përfunduan seancën e ditës së tretë, të kryesuar nga Pedersen.

Ky i fundit bëri të ditur se Komiteti Kushtetues Sirian arriti në kompromis në lidhje me 45 anëtarët e grupit që do të punojnë për “trupin hartues”.

Ai bëri të ditur se ky grup do të fillojë punën prej ditës së hënë.

Në seancat ku u shprehën anëtarët që përbëhen prej 150 vetash, përfaqësuesit e regjimit, opozitës dhe organizatave joqeveritare, paraqitën vizionin e tyre në lidhje me kushtetutën.

Ditën e hënë pritet të fillojë seancat që do të marri pjesë këshilli i hartimit që përbëhet prej 45 personash.

Në mënyrë që të merret vendim mbi Komitetin Kushtetues, që përbën zgjidhjen politike në Siri duhet vota e të paktën 75% të anëtarëve.

 


Lajme të ngjashme