DAESH-i konfirmoi vdekjen e Al-Bagdadit dhe njofton zgjedhjen e liderit të ri

I ashtuquajturi zëdhënës i organizatës terroriste DAESH bëri të ditur se në vend të Bagdadit është zgjedhur Ebu Ibrahim Al-Hashimi Al-Kurashi.

DAESH-i konfirmoi vdekjen e Al-Bagdadit dhe njofton zgjedhjen e liderit të ri

Organizata terroriste DAESH pranoi vdekjen e Ebubekir Al-Bagdadi dhe njoftoi zgjedhjen e liderit të ri.

Ebu Hamze Al-Kurashi, i cili veten e prezanton si zëdhënës i organizatës terroriste DAESH, përmes një audioregjistrimi të publikuar në kanalet e rrjetit social “Telegram” të afërta me organizatën terroriste, konfirmoi vdekjen e Al-Bagdadit dhe zëdhënësit Ebu Hasan Al-Muhaxhiri.

I ashtuquajturi zëdhënës bëri të ditur se në vend të Bagdadit është zgjedhur Ebu Ibrahim Al-Hashimi Al-Kurashi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se lideri i DAESH-it është vrarë në operacionin që Forcat Speciale kanë kryer në veri të Idlibit të Sirisë me 8 helikopterë.

Edhe Presidenti i ShBA-së, Donald Trump gjatë konferencës për shtyp të organizuar në fillim të javës ka thënë se Bagdadi pasi hyri në njërin prej tre tuneleve që ndodheshin nën shtëpinë ku ishte fshehur bëri vetëvrasje duke e hedhur vetën në erë së bashku me tre fëmijët.

Ndërkaq një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka deklaruar se gjatë një operacioni të kryer të martën në afërsi të qytetit Xherablus të Sirisë është vrarë edhe zëdhënësi i DAESH-it, Ebu Hasan Al-Muhaxhir.

 


Lajme të ngjashme