Vanuatu tronditet nga një tërmet 6,4 ballë

Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihter goditi sot arkipelagun e Vanuatusë, në oqeanin Paqësor, por asnjë kërcënim për cunami nuk pritet, njoftoi Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS).

USGS-ja theksoi se epiqendra e tërmetit me madhësi 6,4 ballë u lokalizua në një thellësi prej 226 kilometrash, 59 km në verilindje të qytetit Isangel

Nuk ka ende informacione se ka shkaktuar tërmeti humbje në jetë njerëzish apo dëme materiale.

Arkipelagu me 80 ishuj ndodhet në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton tërmete të herëpashershme dhe një aktivitet të konsiderueshëm vullkanik.

Lajme të ngjashme