Lavrov: Rusia është për parandalimin e kërcënimit terrorist në Siri

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha të hënën në Moskë pas takimit me homologen bullgare, Ekaterina Zaharieva se vendi i tij është në favor të ndërmarrjes së hapave për të parandaluar kërcënimin terrorist në Siri.

Lavrov: Rusia është për parandalimin e kërcënimit terrorist në Siri

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se vendi i tij është në favor të ndërmarrjes së hapave për të parandaluar kërcënimin terrorist në Siri.

Pas një takimi me homologen bullgare Ekaterina Zaharieva në Moskë, Lavrov mbajti një konferencë të përbashkët shtypi, ku vlerësoi edhe situatën në veri të Sirisë.

Rusia është për ndërmarrjen e hapave për të parandaluar kërcënimet që i vijnë Turqisë dhe vendeve të tjera nga tokat e Sirisë,- u shpreh shefi i diplomacisë ruse, ndërsa shtoi se autoritetet turke nuk kanë ndonjë plan për të biseduar në Soçi me përfaqësuesit e regjimit të Beshar Esadit.

Lavrov deklaroi se Bullgaria ka filluar punimet lidhur me infrastrukturën e tubacionit të dytë të projektit të gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

"Punimet po përparojnë sipas kalendarit dhe do të përfundojnë deri në vitin 2020. Ky projekt (Rrjedha Turke) do të diversifikojë importet e gazit natyror të Bullgarisë",- nënvizoi Lavrov.

Gazsjellësi “Rrjedha Turke” do të transportojë gazin rus në Turqi dhe Evropë. Gazsjellësi përbëhet nga dy tubacione, secili me kapacitet vjetor 15,75 miliardë metra kub gaz natyror.

Parashihet që Bullgaria të importojë 3,5 miliardë metra kub gaz nga kapaciteti 15,75 miliardë metra kub të planifikuar për tregun evropian.

 


Lajme të ngjashme