Liderët botëror përshëndesin marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe ShBA-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të ulur tensionet në verilindje të Sirisë ka thënë se mirëpret çdo përpjekje për të mbrojtur civilët.

Liderët botëror përshëndesin marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe ShBA-së

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të ulur tensionet në verilindje të Sirisë ka thënë se mirëpret çdo përpjekje për të mbrojtur civilët.

Edhe Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar për marrëveshjen në fjalë ka thënë se “Është e qartë se në këtë pikë u arrit me sjellje të vendosur të Turqisë. Dëshira jonë është që organizatat terroriste të spastrohen nga kjo zonë dhe që Turqia të jetë e sigurt”.

Ndërkaq Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut, Kudret Ozersay në një postim në Twitter ka thënë se “Qëndrimi i vendosur i Turqisë dha rezultate, paqja rajonale e arritur me një qëndrim parandalues. Pas kësaj duhet të mbahen premtimet e dhëna. Qoftë me fat”.

Nga ana tjetër, pas marrëveshjes, Senatori republikan James Risch në ShBA tha se të gjithë duhet të jenë të lumtur nga pika e arritur.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christofer Burger deklaroi se vendi i tij priti me kënaqësi marrëveshjen në fjalë.

Burger tha se dëshirojnë që pezullimi i operacionit, i cili filloi të zbatohet, të shndërrohet në një armëpushim të qëndrueshëm.

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu, pas takimit të enjten me delegacionin e kryesuar nga Ndihmëspresidenti i ShBA-së, Mike Pence në kryeqytetin Ankara njoftoi një pushim pesë-ditor të Operacionit “Burimi i Paqes” që po zhvillohet në lindje të lumit Eufrat në Siri.



Lajme të ngjashme