Operacioni “Burimi i Paqes” ndër pikat kryesore të agjendës së Samitit të Liderëve të BE-së

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen të enjten në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës për Samitin e Liderëve.

Operacioni “Burimi i Paqes” ndër pikat kryesore të agjendës së Samitit të Liderëve të BE-së

Sipas programit të Samitit të Liderëve të BE-së, i cili do të realizohet më 17 dhe 18 tetor, pikat kryesore të agjendës janë procesi i largimit të Anglisë nga Unioni (Brexit), ndryshimet klimatike, prioritetet e Komisionit Evropian të ri që parashikohet të marrë mandatin në muajin nëntor, si dhe çështjet financiare.

Liderët evropianë, të cilët do të diskutojnë gjithashtu zhvillimet aktuale të politikës së jashtme, pritet të marrin në shqyrtim edhe operacionin “Burimi i Paqes”, të cilin Turqia e filloi më datë 9 tetor për të eliminuar korridorin terrorist që po tentohet të formohet në kufirin e saj jugor, si dhe për të vendosur paqen e qetësinë në rajon.

Tjetër kapitull i rëndësishëm që liderët e BE-së do të diskutojnë në fushën e politikës së jashtme, është edhe çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian do të miratojnë emërimin e Christine Lagarde në krye të Bankës Qendrore Evropiane (ECB) dhe do të shqyrtojnë Kornizën Financiare Shumëvjeçare për buxhetin e Unionit gjatë periudhës 2021-2027.

Korniza Financiare aktuale e BE-së prej gati 1 trilion eurosh përfshin vitet 2014-2020.



Lajme të ngjashme