Stoltenberg: Turqia ka të drejtë të shqetësohet për sigurinë në kufirin e saj jugor

Turqia ka "shqetësime të ligjshme të sigurisë" në lidhje me kufirin e saj jugor, përsëriti të hënën në Londër sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të Aleancës.

Stoltenberg: Turqia ka të drejtë të shqetësohet për sigurinë në kufirin e saj jugor

Jens Stoltenberg tha se "asnjë aleat tjetër nuk është përballur me më shumë sulme terroriste" se sa Turqia dhe "asnjë aleat tjetër nuk është më i ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë, trazirave dhe dhunës nga Lindja e Mesme".

Duke folur në Asamblenë e 65-të Parlamentare të NATO-s në Londër, Stoltenberg nënvizoi se asnjë aleat tjetër nuk pret më shumë refugjatë sirianë se Turqia.

Duke i kërkuar Turqisë të veprojë me "përmbajtje dhe në koordinim" me aleatët e tjerë, shefi i NATO-s tha se ai ka ndarë shqetësimet e tij për operacionin e fundit të Turqisë me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe ministrin e Jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Stoltenberg tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e luftëtarëve të huaj që mbahen në kampe në Siri.

Shefi i NATO-s sqaroi se ai i kishte ndarë "shqetësimet" e tij për operacionin «Burimi i Paqes» me zyrtarët turq gjatë vizitës së tij në Stamboll të premten e kaluar.

"Mënyra e vetme për të kuptuar se çfarë po ndodh atje është gjithashtu të kuptoni rolin e rëndësishëm që ka luajtur Turqia. Turqia është e rëndësishme për NATO-n. Ajo ka dëshmuar këtë (që është e rëndësishme) në shumë mënyra, jo vetëm në luftën kundër DAESH. Koalicioni i ndërkombëtar dhe aleatët e NATO-s gjatë operacioneve për mundjen e DAESH-it përdorën infrastrukturën dhe bazat në Turqi”, u shpreh Stoltenberg në përgjigje të një pyetjeje.

Ai gjithashtu theksoi se organizata terroriste nuk është zhdukur plotësisht edhe pse ajo nuk kontrollon ndonjë rajon të caktuar dhe kërkoi nga aleatët të ruajnë unitetin mes tyre në luftën kundër DAESH-it.

"Ne kemi nevojë për një qasje më të koordinuar nga shoqëria ndërkombëtare në përgjithësi dhe aleatët e NATO-s në veçanti për ti gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe të qëndrueshme çështjes së luftëtarëve të huaj",- përfundoi Stoltenberg.

 


Lajme të ngjashme