Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Trump kritikon paraardhësin e tij Obaman për bashkëpunim me PKK-në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se paraardhësi i tij Barack Obama ka bërë marrëveshje bashkëpunimi me grupin terrorist PKK dhe se kjo është gabim.

Presidenti Donald Trump bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” që Forcat e Armatosura të Turqisë zhvillojnë në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Ish-Presidenti Barack Obama rrëfeu se ka bashkëpunuar me terroristët e organizatës separatiste PKK për të plotësuar vakumin që do të krijohej me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhe këtë Presidenti Trump e cilësoi si “gabim”, ndërsa shtoi se “Turqia me vite është duke luftuar kundër armikut të saj vdekjeprurës PKK-së”.

Presidenti i ShBA-së gjithashtu rikujtoi se Turqia mirëpret me miliona refugjatë sirianë dhe tha se “Po të mos ishte Turqia këta njerëz sot do të ishin të shpërndarë në të katër anët e botës”.

Trump duke e mbrojtur vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, tha se " Ishte koha për t’i dhënë fund kësaj lufte".

Fjalët Kyçe: Turqi , PKK , ShBA , Barck , Donald Trump , Presidenti

Lajme të ngjashme