Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Organizata terroriste YPG/PKK sulmoi kampin e refugjatëve në Xherablus të Sirisë

Pas fillimit të operacionit “Burimi i Paqes”, organizata terroriste YPG/PKK në objektiv merr civilët në Siri.

Organizata terroriste YPG/PKK sulmoi kampin e refugjatëve në Xherablus të Sirisë

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK, e cila mban të pushtuar zonën lindore të lumit Eufrat në Siri, sulmoi kampin e refugjatëve në Xherablus.

Pas fillimit të operacionit “Burimi i Paqes”, që kryhet për të shkatërruar korridorin e terrorit për formimin e të cilit bëhen përpjekje në kufirin jugor të Turqisë dhe për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, organizata terroriste YPG/PKK në objektiv merr civilët në Siri.

Terroristët sulmuan vendbanimet civile dhe kampin e refugjatëve që ndodhet në kufirin Siri-Turqi gjegjësisht në zonën Xherablus të spastruar nga terroristët me operacionin “Mburoja e Eufratit”.

Bëhet e ditur se në këtë sulm humbi jetën 1 dhe u plagosën 7 civilë.

Zona e Xherablusit u spastrua nga organizata terroriste DAESH në gusht 2016 me operacionin “Mburoja e Eufratit” të kryer nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe opozitarëve të armatosur sirianë.

 


Lajme të ngjashme