WSJ: Është gabim nëse reagimi i Ankarasë për armatimin e PKK-së interpretohet si antikurde

“The Wall Street Journal” e publikoi një artikull të Specialistit të Lartë të Institutit Hudson për Lindjen e Mesme, Michael Doran dhe Michael Reynolds, lektor në Universitetin Princeton, me titull “Turqia ka ankesa legjitime kundër ShBA-së".

WSJ: Është gabim nëse reagimi i Ankarasë për armatimin e PKK-së interpretohet si antikurde

Në një artikull të botuar në gazetën amerikane “The Wall Street Journal” (WSJ) bëhet e ditur se është injorancë që reagimi i Ankarasë zyrtare për armatimin e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK të interpretonhet si deklaratë antikurde.

Gazeta “The Wall Street Journal” e publikoi një artikull të përbashkët të Specialistit të Lartë të Institutit Hudson për Lindjen e Mesme, Michael Doran dhe Michael Reynolds, lektor në Universitetin Princeton, me titull “Turqia ka ankesa legjitime kundër ShBA-së”.

Në artikull, ku thuhet se vendimi i Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat nga zona në veri të Sirisë, ku Turqia planifikon të kryej operacione, shkaktoi reagimin e shumë politikanëve dhe organizatat e mendimit në Washington, bëhet e ditur se “Ata që bëjnë këto kritika janë duke injoruar faktet”.

Në artikull bëhet e ditur se Trump ka të drejtë në tërheqjen e mbështetjes nga YPG/PKK-ja në veri të Sirisë, ndërsa thuhet se YPG-ja ka lidhje themelore me PKK-në dhe se këtë e kishte thënë edhe Sekretari i Mbrojtjes në atë kohë, Ash Carter në një deklaratë që ai bëri në Kongres në Prill 2016.

“ShBA-ja në vend se të bashkëpunojë me Turqinë ajo preferoi të mbështes YPG-në, fraksionin sirian të PKK-së. Këtë organizatë populli turk e mbanë përgjegjëse për një luftë që zgjatë me vite dhe për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve. PKK-ja paraqet një kërcënim të madh për Republikën e Turqisë dhe turqit nga të gjitha sferat politike e urrejnë këtë organizatë. Është injorancë që reagimi i Ankarasë zyrtare për armatimin e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK të interpretonte si antik kurde. Kjo është si interpretimi i luftës kundër Al-Kaedës si islamofobike”, shkruhet në artikullin e gazetës “The Wall Street Journal”.

 


Lajme të ngjashme