Organizata terroriste YPG/PKK bën civilët mburojë për tu vetëmbrojtur

Dy civilë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit me artileri në qendrën e Afrinit, sulm i ndërmarrë nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, që mban të pushtuar nënprefekturën Tel Rifat në veri të Sirisë.

YPG/PKK nga fshati Bashilhaya mori në shënjestër me një sulm artilerie qendrën e nënprefekturës Afrin.  

Në sulm u plagosën 2 terroristë.

Ndërkaq YPG/PKK u mundua të infiltrohet në pozicionet e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), që është dislokuar në nënprefekturën Azez.

Nga ana tjetër YPG/PKK përpiqet të bëjë mburojë civilët kundër operacionit ushtarak, që Turqia do të fillojë në lindje të lumit Eufrat.

Në nënprefekturën Tel Abyad, terroristët në pikat e armatosura në qendër dhe në fshatrat përreth, duke ndryshuar vend, filluan të vishen si civilë dhe të vendosen në shtëpitë e civilëve.

Një pjesë e terroristëve patrullojnë me motor me veshje civile.

Ndërkohë që një pjesë e popullsisë së moshuar dhe gratë e nënprefekturës përpiqen të largohen nga shtëpitë e tyre, terroristët nuk lejojnë të rinjtë që të ikin nga nënprefektura.

Kurse krerët e organizatës terroriste i dërgojnë familjet e veta me automjete në Rakka dhe Kamishli.   

Kjo organizatë ka përshpejtuar edhe rekrutimin me detyrim, të cilin e kishte filluar para dy javësh.

YPG/PKK detyron përfshirjen e afërsisht 20 të rinjve në organizatë çdo ditë.  

Lajme të ngjashme