Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) gati për Eufratin lindor

Ushtria Kombëtare Siriane (SNA), e formuar në Siri nga luftëtarët opozitarë të armatosur ka bërë stërvitje ushtarake për të mbështetur operacionin e mundshëm të Forcave të Armatosura Turke në lindje të lumit Eufrat.

Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) gati për Eufratin lindor

Stërvitjet u mbajtën n ë Afrinin perëndimor afër kufirit me Turqinë dhe në këto ushtrime ushtarake morën pjesë edhe forcat speciale të SNA-së.

Gjatës stërvitjes u përdor municion i vërtetë. Ushtrimet u drejtuan nga Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Përkohshme të Sirisë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Selim Idris.

Si pjesë e ushtrimeve 500 luftëtarë të trajnuar për marshim në gjendje lufte, taktikë mbrojtëse dhe ofensive morën kontrollin e një kodre, e cila sipas skenarit u takonte njësive të armikut.

Ushtrimet filluan me goditje artilerie (mortaje) dhe vazhduan me performancën e trupave të këmbësorisë, të shoqëruara me armë të tjera të rënda. Këmbësoria realizoi metoda taktike të luftës.

Idris falënderoi forcat speciale në fund të stërvitjes. Në ushtrime morën pjesë edhe kreu i divizionit «Hamza», Safe Abubekir. Njësitë e Forcave Speciale vazhdojnë të trajnohen nën çatinë e Divizionit «Hamza».

Grupet e Ushtrisë së Lirë Siriane që luftojnë në Siri kundër Beshar Esad të premten e kaluar njoftuan se ishin bashkuar nën emrin "Ushtria Kombëtare Siriane", që janë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Sirisë.

 


Lajme të ngjashme