Trump njoftoi se 50 ushtarë amerikanë janë larguar nga veriu i Sirisë

Në deklaratën e bërë gjatë pjesës së hapur për shtyp të mbledhjes me zyrtarë të lartë ushtarakë në Shtëpinë e Bardhë, Trump u prononcua në lidhje me vendimin për Sirinë.

trump-erdogan.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se 50 ushtarë amerikanë që ndodheshin në zonën e operacioneve të mundshme të Turqisë në veri të Sirisë janë larguar nga kjo zonë.

Në deklaratën e bërë gjatë pjesës së hapur për shtyp të mbledhjes me zyrtarë të lartë ushtarakë në Shtëpinë e Bardhë, Trump u prononcua në lidhje me vendimin për Sirinë.

Duke vënë në dukje se ShBA-ja mbeti më gjatë seç duhej në Siri, Presidenti Trump tha se “Në zonën në fjalë (zona në veri të Sirisë ndaj së cilës Turqia do të ndërmarrë operacione ushtarake) ndodheshin 50 ushtarë amerikanë dhe këta u larguan”.

Trump theksoi se ShBA-ja nuk mund t’i mbajë anëtarët e DAESH-it dhe familjet e tyre për një kohë të gjatë, ndërsa shtoi: “Ne në të njëjtën kohë duhet t’u besojmë vendeve evropiane. Duhet të besojmë që Irani, Iraku, Turqia, Siria, Rusia dhe disa vende tjera do të merren me luftëtarët e DAESH-it”.

Presidenti amerikan, në pyetjen se “A e kanë miratuar autoritetet ushtarake vendimin për Sirinë?” tha që “Duhet t’i sjellim në shtëpi ushtarët tanë. Ne nuk luftojmë aty, por kryejmë detyrën e policisë”.

Ndërkaq në lidhje me bisedën telefonike me Presidentin Erdogan të zhvilluar të dielën Trump tha se “Presidentit Erdogan i kam thënë që shpresojë se (në Siri) do t’i trajtojnë të gjithë me respekt”.

Edhe në deklaratën e bërë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes tregtare me Japoninë të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha që e vlerëson si të drejtë vendimin për Sirinë, ndërsa shtoi: “Ne nuk mbajmë anën e askujt në këtë vend” dhe vuri theksin mbi “marrëdhëniet e mira që ka me Presidentin Erdogan”.

 


Lajme të ngjashme