Siri - Terroristët e YPG/PKK-së në panik nga operacioni i mundshëm i Ushtrisë Turke

Terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në Siri janë në panik për shkak të një operacioni të mundshëm.

Siri - Terroristët e YPG/PKK-së në panik nga operacioni i mundshëm i Ushtrisë Turke

Terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në Siri janë në panik për shkak të një operacioni të mundshëm.

Para një operacioni të mundshëm në lindje të lumit Eufrat, tek organizata terroriste YPG/PKK, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me pretekst luftën kundër terrorizmit, u vëzhgua një panik.

Nga vija kufitare në rrethin Ceylanpınar, e cila ndodhet në pikën zero të kufirit, mund të vërehen punimet e anëtarëve të organizatës terroriste.

Tek terroristët që mbuluan çatitë dhe dritaret e disa shtëpive në vijën kufitare dhe zonën përreth vendeve të pyllëzuara, u vërejtën punimet për përgatitjen e pozicioneve të zjarrit.

Edhe punimet me makina në zonat në afërsi të kufirit, anëtarët e organizatës separatiste terroriste bënë përpjekje për t’i mbuluar me pëlhura në formë çadrash.

Janë vërejtur edhe disa kamionë të nisur nga qendra e nënprefekturës Rasulayn, të cilët sollën dhe shkarkuan material inert në vijën kufitare.

Automjetet e blinduara të Forcave të Armatosura të Turqisë gjithashtu po vazhdojnë aktivitetet e tyre patrulluese përgjatë vijës kufitare.

 


Lajme të ngjashme