Lukashenko: Rusia dhe NATO mund të luftojnë me armë nukleare

“Shkalla e mosbesimit dhe konfrontimit midis Rusisë dhe Perëndimit është rritur”,- ka thënë Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në fjalën drejtuar forumit “Dialogu i Minskut”.

Lukashenko: Rusia dhe NATO mund të luftojnë me armë nukleare

“Shkalla e mosbesimit dhe konfrontimit midis Rusisë dhe Perëndimit është rritur”,- ka thënë Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në fjalën drejtuar forumit “Dialogu i Minskut”.

"Rusia dhe NATO mund të kalojnë nga një konflikt rajonal në një luftë bërthamore vetëm brenda disa minutave ",- tha kreu i shtetit bjellorus.

Sipas Lukashenkos "procesi i kontrollit të armëve është prishur" pas tërheqjes së Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF).

Pasi rikujtoi se Marrëveshja e re për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START), nënshkruar midis ShBA-së dhe Rusisë në vitin 2010, do të skadojë, Lukashenko tha:

"Nëse palët nuk pranojnë ta zgjasin atë, pas dy vjetëve bota do të jetë në një situatë ku marrëdhëniet në fushën e armëve bërthamore nuk do të mund të rregullohen dot",- tha Lukashenko.

Presidenti i Bjellorusisë gjithashtu beson se çështja e lindjes së Ukrainës nuk do të zgjidhet dot pa angazhimin e ShBA-së.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë të lidhura në mënyrë të fuqishme me të gjitha proceset politike dhe ekonomike në Ukrainë, jo vetëm me problemin e Krimesë, situatën në Donbas dhe integritetin e vendit (Ukrainës)”, tha Lukashenko.

Presidenti i Bjellorusisë theksoi se Rusia dhe Ukraina duhet të jenë në kontakt të afërt për problemin e Donbasit.

 


Lajme të ngjashme