Johson thotë se presin përgjigjen e BE-së për propozimin e ri për Brexit

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson tha se propozimi i ri që i bënë BE-së është “shumë bujarë, i drejt dhe i arsyeshëm”.

Johson thotë se presin përgjigjen e BE-së për propozimin e ri për Brexit

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson bëri të ditur se presin përgjigjen e Bashkimit Evropian (BE) për propozimin e ri për Brexit.

Në prononcimin e bërë në interes të gazetarëve, Johnson tha se propozimi i ri që i bënë BE-së është “shumë bujar, i drejt dhe i arsyeshëm”.

“Nga BE-ja duam të dëgjojmë mendimin e tyre. Nëse ka një problem me ofertën tonë, le të hyjmë në detaje dhe le ta diskutojmë”, bëri të ditur Johnson.

Ai tha se BE-ja ende nuk tha asgjë rreth problemit, ndërsa shtoi se “Është koha për t'u takuar dhe për të diskutuar këtë çështje”.

Ndërkohë David Frost, këshilltari i Kryeministrit Johnson për çështjet e Evropës, u takua me autoritetet e BE-së para Samitit të Liderëve të BE-së që do të mbahet më 17-18 tetor dhe paraqiti dokumente shtesë në lidhje me propozimin e paraqitur javën e kaluar.

Ndërsa ka mbetur një kohë e shkurtër për të arritur një marrëveshje përpara samitit, dihet se reagimi i parë i BE-së ndaj propozimit ishte "negativ".

Pritet që Anglia të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor nëse nuk arrihet në ndonjë marrëveshje dhe Johnson nuk zbaton ligjin, i cili e detyron atë të kërkojë kohë shtesë nga BE-ja.

Propozimi i ri i Britanisë për BE-në parashikon zëvendësimin e klauzolës së diskutueshme në marrëveshjen e refuzuar të Brexit me një rregullore që do ta mbante Irlandën Veriore në një marrëdhënie të veçantë me Bashkimin Evropian deri në vitin 2025.

Propozimi synon të heqë klauzolën paraprake që mund të bëjë që Irlanda Veriore dhe e gjithë Mbretëria e Bashkuar të mbetet në tregun e përbashkët për një periudhë të pacaktuar.

 


Lajme të ngjashme