Amerika dërgon mbështetje logjistike në rajonin e pushtuar nga YPG/PKK në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës transferuan materiale logjistike në rajonin e pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në Siri.

Autokolona me 80 mauna e elementeve ushtarake të Amerikës në Irak, në orën 21.00 e të hënës kaloi nga porta kufitare Simelka në kufirin e Sirisë.

Maunat e autokolonës, që përparoi në territoret e pushtuara nga YPG/PKK, ishin të mbyllura, por në disa prej tyre që ishin të hapura dukeshin makina fushore 4X4 dhe blloqe betoni.  

Kështu që vetëm gjatë javës së fundit Amerika ka dërguar rreth 600 mauna në veri të Sirisë.  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i japin mbështetje ushtarake YPG/PKK-së që prej vitit 2015 duke nxjerrë si pretekst luftën kundër DAESH-it, në Siri kanë ende 18 pika ushtarake dhe rreth 2 mijë personel.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e kishte paralajmëruar Amerikën se duke i dërguar YPG/PKK-së mijëra mauna të mbushura me armë dëmton marrëdhëniet aleancës.   

Lajme të ngjashme