BE-ja i kupton shqetësimet legjitime të Turqisë për siguri

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq gjatë konferencës ditore për shtyp iu përgjigj pyetjeve në lidhje me çështjen.

1283278
BE-ja i kupton shqetësimet legjitime të Turqisë për siguri

Bashkimi Evropian (BE) në lidhje me operacionin e mundshëm në veri të Sirisë deklaroi se ata i kuptojnë shqetësimet legjitime të Turqisë për siguri.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq gjatë konferencës ditore për shtyp iu përgjigj pyetjeve në lidhje me çështjen.

“BE-ja, duke i vlerësuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Turqisë, prej fillimit të krizës në Siri bën të ditur se kjo krizë mund të zgjidhet me mjete politike e jo me ato ushtarake”, deklaroi Kocijançiq.

Zëdhënësja gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian mbështet procesin e zgjidhjes politike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë.

Kocijançiq bëri të ditur se Komisioni Evropian çështjen e Sirisë do ta diskutojë javën e ardhshme gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

 


Lajme të ngjashme