Sulme të njëkohshme me bombë në veri të Sirisë, raportohen shumë të vrarë dhe të plagosur

Gjashtëmbëdhjetë civilë u vranë si pasojë e sulmeve të njëkohshme me motoçikleta me bombë në nënprefekturat Bab dhe Jerablus, që janë nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë.

Në nënprefekturës Jerablus, dhe qytezat Çobanbey dhe Kabbasin të nënprefekturës Bab, të cilat bëjnë pjesë në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” ndodhën 3 sulme të njëkohshme.

Në sulmet me motoçikleta të mbushura me bombë, në rajonet e kontrolluara nga ushtarët opozitarë, u vranë 16 civilë, 12 në Kabbasin dhe 5 në Jerablus.

Të plagosurit u dërguan për mjekim në qendrat shëndetësore.

Kurse në sulmin që ndodhi në veri të Çobanbey, që është pranë kufirit me Turqinë nuk pati asnjë të vdekur apo të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që sulmet nuk janë marrë ende përsipër, forcat lokale të sigurisë qëndrojnë mbi mundësinë që sulmet të jenë kryer nga organizata terroriste YPG/PKK.

Lajme të ngjashme