Regjimi i Esadit dhe aleatët e tij vazhdojnë me sulme ndaj vendbanimeve civile

Regjimi i Beshar Esadit në Siri ndërmori sulme intensive ajrore dhe tokësore ndaj vijave frontale të opozitarëve ushtarakë dhe vendbanimeve civile brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib.

Njësitë e artilerisë së regjimit të Esadit ndërmorën sulme tokësore ndaj fshatrave Baarbo, Um Es-Seyr, Maarethirme, Rekaya, Tuh dhe Hish në jug të Idlibit.

Në anën tjetër helikopterët e regjimit sulmuan pozicionet e opozitarëve ushtarakë në zonën Kebbine në veriperëndim të Latakijes.

Në deklaratën e bërë nga observatori opozitarë i avionëve thuhet se “Të paktën 10 helikopterë të regjimit po kryejnë sulme me bomba fuçi ndaj vijave frontale në linjën Latakije-Kebbine”.

Ende nuk ka informata për viktima të mundshëm nga këto sulme.

Prej nënshkrimit të marrëveshjes mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 e këtej në sulmet e regjimit dhe Rusisë të kryera në Zonën e Çtensionimit në Idlib janë vrarë mbi 1 mijë e 300 civilë.

Numri i të zhvendosurve nga zonat ndaj të cilave ndërmerren sulme intensive në zonat relativisht të qeta, posaçërisht në zonat në afërsi të kufirit të Turqisë, arriti në 1 milion e 42 mijë.

Lajme të ngjashme