Zjarr dhe përleshje në kampin e refugjatëve në Greqi, 1 grua dhe një fëmijë humbin jetën

Si pasojë e zjarrit që ra në kampin e refugjatëve “Moria” në ishullin Midili (Lesbos) të Greqisë, humbën jetën një grua dhe një fëmijë.

1278491
Zjarr dhe përleshje në kampin e refugjatëve në Greqi, 1 grua dhe një fëmijë humbin jetën

Si pasojë e zjarrit që ra në kampin e refugjatëve “Moria” në ishullin Midili (Lesbos) të Greqisë, humbën jetën një grua dhe një fëmijë.

Sipas lajmeve në median greke, ndërkohë që një grup refugjatësh protestonin për t’u transportuar nga kampi në fjalë, që njihet për kushtet e këqija, ra zjarr në një prej kontejnerëve ku qëndronin refugjatët.

Si pasojë humbën jetën një grua dhe një fëmijë, të cilët u ndikuan nga zjarri.

Ndërkaq u përjetuan përleshje ndërmjet policisë dhe refugjatëve, të cilët përpiqeshin të pengonin ekipet e zjarrfikëses, që kërkonin të shuanin zjarrin që ra në kontejner.  

Ndërkohë që refugjatët, të cilët u përpoqën të pushtojnë ndërtesat e administrimit të kampit, hodhën gurë dhe sulmuan forcat e sigurisë me shkopinj, policia ndërhyri ndaj tyre me bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës.  

Kryetari i Bashkisë së Midilit, Stratis Kitelis, në deklaratën e bërë për televizionet greke, shprehu shqetësimin se ngjarjet e dhunshme në kamp mund të përhapen edhe jashtë tij, si dhe bëri të ditur se kërkoi nga Athina që të dërgojë përforcim policor.

Ndërkaq media greke njoftoi se nga Athina dy njësi të forcave të ndërhyrjes së shpejtë u dërguan në ishull me avionë C-130.



Lajme të ngjashme