Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Afganistan pati 68 sulme të Talebanit

Në 68 sulmet e kryera të shtunën gjatë procesit të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, u vranë 4 forca të sigurisë.

1278219
Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Afganistan pati 68 sulme të Talebanit
afganistan secim.jpg
afganistan guvenlik.jpg

Në 68 sulmet e kryera të shtunën gjatë procesit të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, u vranë 4 forca të sigurisë.

Në deklaratën e bërë nga ministri i Punëve të Brendshme, Mesur Anderabi bëhet e ditur se dështuan përpjekjet e Talebanit për të penguar zgjedhjet.

Ai tha se Talebani kreu 68 sulme në mbarë vendin, ku 4 efektiva të sigurisë humbën jetën. Gjithashtu bëri të ditur se u plagosën edhe 72 persona, ndër të cilët 3 ishin efektivë të sigurisë.

Anderabi nënvizoi se sulmet u kryen në Logar, Tahar, Kunar, Cuzcan, Faryab, Kunduz, Baglan, Paktiya dhe Paktika.

Kurse në deklaratën e bërë nga Kryesia e Sigurisë Kombëtare të Afganistanit bëhet e ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve u zhvilluan 13 operacione ndaj Talebanit dhe në operacione u vranë 34 militantë dhe 14 të tjerë u plagosën.

Ndërkaq në deklaratën e bërë prej Talebanit pretendohet se u vranë dhe u plagosën 422 forca të sigurisë.

Nga ana tjetër, në lidhje me zgjedhjet, në deklaratën e bërë nga Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve të Afganistanit bëhet e ditur se rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale do të deklarohen pas 3 javësh.

Në Afganistan, ku zhvillohen zgjedhjet e katërta presidenciale pas rrëzimit të Talebanit në vitin 2001, ishin marrë masa të jashtëzakonshme sigurie kundër kërcënimeve të Talebanit.

Në vendin me 9 milionë e 600 mijë votues të regjistruar garuan 15 kandidatë për president.  



Lajme të ngjashme