Ministri i brendshëm gjerman javën e ardhshme viziton Turqinë

Raportohet se marrëveshja që është arritur në vitin 2016 ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë për refugjatët do të jetë në fokus të vizitës që do të bëjë në Turqi javën e ardhshme ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Björn Grünewaelder në një konferencë shtypi në Berlin tha se Seehofer në datat 3-4 tetor do të vizitojë Turqinë dhe Greqinë, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner dhe Komisari i Bashkimit Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoulos, për t’u informuar mbi gjendjen e refugjatëve.

Në kuadër të vizitave Seehofer do të bisedojë me homologët e tij turk dhe grek për politikën e migracionit,- sqaroi Grünewaelder, ndërsa shtoi se peshën më të madhe të bisedimeve në Turqi do ta zërë zbatimi i marrëveshjes BE-Turqi (për refugjatët).

Ka pakënaqësi në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, kështu që gjatë vizitës do të bisedohet se çfarë kontributi konkret mund të jepet për funksionimin edhe më mirë të saj,- shtoi ai.

Kurse në Greqi Seehofer do të bisedojë për rrugët e mbështetjes administrative që mund të ofrojë BE-ja në proceset e fitimit të azilit nga refugjatët që ndodhen në këtë vend, përfundoi zëdhënësi Grünewaelder.

Lajme të ngjashme