BE pret propozimet e Anglisë për Brexit

Bashkimi Evropian (BE) ka deklaruar se është ende në pritje të propozimeve të dobishme që do të vijnë nga Britania e Madhe për të zhbllokuar negociatat e ngecura mbi kushtet e largimit të Britanisë nga blloku.

BE pret propozimet e Anglisë për Brexit

Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, tha se është "ende i gatshëm të punojë për çdo propozim të ri ligjor dhe operacional" nga kryeministri britanik, Boris Johnson, por tregoi se ishte arritur përparim i pamjaftueshëm në javët e kaluara.

Barnier tha se "jemi ende duke pritur", duke nënvizuar pikëpamjen se katër dokumentet gjatë ditëve të kaluara janë të pamjaftueshme për t'iu kthyer negociatave e vërteta.

BE e kishte një marrëveshje me Britaninë e Madhe për kushtet e largimit, por ajo u refuzua në parlamentin britanik. Johnson tani dëshiron të rinegociojë në mënyrë drastike marrëveshjen ose të dalë pa marrëveshje më 31 tetor.



Lajme të ngjashme