Siri - Vazhdon tensioni mes grupeve terroriste dhe regjimit për dominimin e rajonit të naftës

Në rrethin Deyrizor në lindje të Sirisë vazhdon tensioni ndërmjet regjimit të Beshar Esadit dhe grupeve terroriste të mbështetur nga Irani me organizatën separatiste terroriste YPG/PKK.

1275653
Siri - Vazhdon tensioni mes grupeve terroriste dhe regjimit për dominimin e rajonit të naftës

Në rrethin Deyrizor në lindje të Sirisë vazhdon tensioni ndërmjet regjimit të Beshar Esadit dhe grupeve terroriste të mbështetur nga Irani me organizatën separatiste terroriste YPG/PKK.  

Grupet e mbështetura nga Irani, për të përforcuar ekzistencën e tyre në Deyrizor vendosi 1 mijë e 500 terroristë në vijën e frontit me YPG/PKK.  

YPG/PKK dhe mbështetësi në terren, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që regjimi i Esadit dhe grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani, të tërhiqen nga vendbanimet Salihiye, Huseyniye, Marra, Hatla, Shebni, Mazlum dhe Kasham, që ndodhen në veri të lumit Eufrat.

Burimet bëjnë të ditur se avionët e koalicionit, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizuan të hënë fluturime mbi nënprefekturën Mayadin, ku ka një prezencë të ngjeshur të grupeve të mbështetura nga Irani në Deyrizor.  

Edhe forcat e regjimit, që parashtrojnë se Amerika dhe YPG/PKK provokojnë popullin e rajonit kundër tyre, shpërndanë fletëpalosje për arabët në rajonet e YPG/PKK.

Në këto fletëpalosje i bëhet thirrje popullit të rajonit të veprojnë së bashku kundër Amerikës dhe organizatës terroriste YPG/PKK.

Deyrizor, që është qyteti më i pasur i Sirisë për burime nafte, në lindje kontrollohet nga YPG/PKK ndërsa në perëndim nga regjimi, por defakto është i pushtuar nga grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani.

YPG/PKK me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të pushtojë afërsisht 70% të burimeve të naftës në Siri.     



Lajme të ngjashme