Marrëveshja e migracionit Turqi-BE po vazhdon të japë rezultate

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Bertaud në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës ditore për shtyp tha se “Marrëveshja e migracionit e arritur mes Turqisë dhe BE-së po vazhdon të japë rezultate".

1274677
Marrëveshja e migracionit Turqi-BE po vazhdon të japë rezultate

Komisioni Evropian njoftoi se marrëveshja e migracionit e arritur mes Turqisë dhe BE-së po vazhdon të japë rezultate.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Bertaud në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës ditore për shtyp tha se “Marrëveshja e migracionit e arritur mes Turqisë dhe BE-së po vazhdon të japë rezultate. Në sajë të kësaj marrëveshjeje migracioni i parregullt është ulur me 91 për qind”.

Bertaud nënvizoi se Turqia dhe Bashkimi Evropian i mbetën besnik zotimeve në lidhje me marrëveshjen, ndërsa tha se janë duke e monitoruar nga afër rritjen e numrit të migrimit të parregullt në Greqi dhe se kontaktet me autoritetet përkatëse po vazhdojnë.

Zëdhënësja gjithashtu bëri të ditur qëe rritja e kohëve të fundit e numrit të migrimeve të parregullta në ishullin grek Lesbos është në nivele shumë më të ulëta se para arritjes në marrëveshje mes Turqisë dhe BE-së.

 


Lajme të ngjashme