ShBA-ja bën deklarata kontradiktore për largimin e YPG/PKK-së nga zona e sigurt në Siri

Kreu i Task Forcës amerikane për Luftën kundër DAESH-it, Chris Maier iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zonën e sigurt gjatë një konference për shtyp të organizuar në Departamentin amerikan të Mbrojtjes (Pentagon).

ShBA-ja bën deklarata kontradiktore për largimin e YPG/PKK-së nga zona e sigurt në Siri

Kreu i Task Forcës amerikane për Luftën kundër DAESH-it, Chris Maier deklaroi se po vazhdojnë punimet për largimin e elementëve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK nga zona e sigurt në Siri, të dakorduar mes Turqisë dhe ShBA-së.

Chris Maier iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zonën e sigurt gjatë një konference për shtyp të organizuar në Departamentin amerikan të Mbrojtjes (Pentagon).

Maier, i cili bëri deklarata kontradiktore, pranoi se në zonën e sigurt, për të cilën kanë rënë dakord Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhen elementët e organizatës terroriste YPG/PKK.

Ai bëri të ditur se janë të vendosur në çështjen e largimit të organizatës terroriste YPG nga kjo zonë dhe tha se janë të lidhur me shqetësimet legjitime të Turqisë për siguri.

Maier rikujtoi se forcat turke dhe amerikane të sigurisë po vazhdojnë me patrullime nga ajri dhe toka në zonat që përfshijnë edhe nënprefekturat Tel-Abyad dhe Rasulayn, ndërsa nuk deshi të prononcohet për gjatësinë dhe thellësinë e zonës së sigurt.

Megjithëse Maier tha se organizata terroriste YPG do të largohet nga rajoni, ai vazhdoi të bëjë deklarata kontradiktore.

Duke përmendur si arsyetim organizatën terroriste DAESH, Maier mbrojti qëndrimin se partneriteti i tyre me YPG/PKK, i cili përdor emrin Forcat Demokratike Siriane (SDF), do të vazhdojë.

“Ne vazhdojmë me furnizimin e Forcave Demokratike Siriane me armatim dhe pajisje të përshtatshme me aktivitetet e tyre, megjithatë, ato drejtohen posaçërisht në luftën kundër DAESH-it”, deklaroi Maier.

 


Lajme të ngjashme