Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rusia: SHBA-ja po pengon procesin e paqes në Siri

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë akuzoi të mërkurën Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përshkallëzimin e situatës në Siri për të justifikuar praninë e tyre në këtë vend.

Rusia: SHBA-ja po pengon procesin e paqes në Siri

“SHBA-ja dhe aleatët e saj janë indiferentë ndaj fatit të sirianëve të zakonshëm. Amerikanët kanë nevojë për një vatër tensionesh në Siri vetëm për të justifikuar praninë e tyre të paligjshme në territorin e një shteti sovran dhe për të kënaqur ambiciet e tyre gjeopolitike në çfarëdolloj mënyre”, u tha gazetarëve në Moskë kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Mbrojtjes së Rusisë, Mikhail Mizintsev.

Mizintsev fshikulloi veprimet e SHBA-së në Siri duke thënë se vetëm tërheqja e plotë e trupave amerikane do të ndihmonte në stabilizimin e situatës në këtë vend.

“Prania e SHBA-së vetëm sa e përkeqëson situatën kriminale dhe parandalon rivendosjen e jetës paqësore në vend”, theksoi ai duke shtuar se shkatërrimi, uria dhe sëmundje të ndryshme vërehen në çdo vend që ka prani amerikane.

Duke tërhequr vëmendjen mbi kushtet e këqija të jetesës në kampin Al-Hol, i cili ndodhet në qytetin Hasakah të kontrolluar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, pranë kufirit të Irakut, zyrtari rus precizoi se kampi në fjalë është vetëm një prej shembujve më flagrantë të politikës shkatërruese që SHBA-ja ndjek në Siri.

Mizintsev potencoi gjithashtu se çlirimi i Raqqas nga trupat amerikane rezultoi në shkatërrimin e plotë të një qyteti dikur të begatë.

Siria është përfshirë në një luftë civile të egër që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit ndërhyri papritmas mizorisht për t’u dhënë fund protestave prodemokratike.

Që atëherë, qindra-mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.



Lajme të ngjashme