Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Blloku i djathtë i Netanyahut dështon në sigurimin e shumicës së votave

Sipas sondazheve të dala nga kutitë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara ditën e martë në Izrael, koalicioni i bllokut të djathtë, që udhëhiqet nga Partia Likud e Kryeministrit Binjamin Netanjahu nuk arriti të sigurojë 61 deputetë.

Blloku i djathtë i Netanyahut dështon në sigurimin e shumicës së votave

Sipas sondazheve të dala nga kutitë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara ditën e martë në Izrael, koalicioni i bllokut të djathtë, që udhëhiqet nga Partia Likud e Kryeministrit Benjamin Netanjahu nuk arriti të sigurojë 61 deputetë për të formuar qeverinë e koalicionit.

Sipas anketës së institutit publik të publikimeve të Izraelit, KAN blloku i djathtë i drejtuar nga Likud nxori 56 deputetë.    

Kurse blloku i formuar nga Aleanca Blu-Bardhë e ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Benny Gantz dhe partitë e majta dërguan 43 deputetë në kuvend.  

Ndërkaq, pavarësisht se është parti e djathtë, Partia Izraeli Shtëpia Jonë e ish-ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Liberman, që nuk pranoi të bënte koalicion me Netanyahun për shkak të ligjit të ushtrisë që doli pas zgjedhjeve të zhvilluara këtë vit në muajin prill, arriti të sigurojë 10 deputetë.  

Me këtë rezultat Liberman zotëron edhe një herë rolin kyç për skenarët e mundshme të koalicionit.  

Nga ana tjetër, Blloku i Listës së Përbashkët Arabe, që përfaqëson palestinezët me nënshtetësi izraelite, dërgoi 12 deputetë në kuvend.

Edhe rezultatet e publikuara në 2 kanalet e tjera të Izraelit treguan ngjashmëri me ato të KAN.

Në zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara në 9 prill në Izrael, Partia Likud e Kryeministrit Netanyahu doli në krye të zgjedhjeve me një diferencë të vogël votash duke nxjerrë 35 deputetë nga kutitë e votimit por kjo nuk i mjaftoi për të ardhur në pozitë e vetme, për të cilën nevojiten 61 deputetë.  

Presidenti Reuven Rivlin, pasi kishte biseduar me partitë që kishin fituar të drejtën për të hyrë në kuvend ia kishte dhënë Netanyahut detyrën për të krijuar qeverinë.

Netanyahu pasi kishte biseduar me partitë e djathta nuk kishte siguruar karriget e mjaftueshme për të themeluar qeverinë e koalicionit dhe pas kësaj në votimin e bërë më 29 prill u shpërbë kuvendi dhe u mor vendim për zhvillimin përsëri të zgjedhjeve.   

 


Lajme të ngjashme