Gjermani - Avokatja turke kërcënohet me vdekje

Seda Bashaj Jëlldëz (Seda Başay Yıldız), një nga avokatet e angazhuara në gjyqin e celulës terroriste të Nacionalsocialistëve të Nëndheshëm (NSU) është kërcënuar me vdekje.

Gjermani - Avokatja turke kërcënohet me vdekje

Mësohet se Seda Bashaj Jëlldëz (Seda Başay Yıldız), një nga avokatet e angazhuara në gjyqin e celulës terroriste të Nacionalsocialistëve të Nëndheshëm (NSU) [ose e njohur ndryshe si ilegaliteti nacionalsocialist], është kërcënuar me vdekje tre ditë pas vrasjes së Guvernatorit të Kaselit, Walter Lübcke.

Sipas një lajmi të “Hessische Rundfunk” avokatja Jëlldëz ka marrë një faks, ku ajo është kërcënuar me vdekje nga një ekstremist i djathtë 3 ditë pas vrasjes së presidentit të qeverisë së Kaselit, Walter Lübcke [politikani gjerman ishte qëlluar për vdekje më 2 qershor].

Walter Lübcke e vramë ne. Së shpejti e ke ti radhën”, është shkruar në faksin që i është dërguar avokates me origjinë turke më datën 5 qershor dhe që mban firmat NSU 2.0 dhe Prinz Eugen Ssostubaf.

Mendohet se nënshkrimi Prinz Eugen Ssostubaf është i repartit sulmues “Princi Eugen”, që në ushtrinë naziste ka vepruar në varësi të SS-së.

Kjo njësi luftarake është përgjegjëse për masakrën e madhe në ish-Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Avokatja Seda Bashaj Jëlldëz kishte marrë edhe më parë dy letra kërcënuese.

Në çështjen “NSU” avokatja Jëlldëz kishte mbrojtur në gjyq familjen e Enver Shimshekut (Enver Şimşek), i cili ishte vrarë në vitin 2000 nga “NSU”, ilegaliteti nacionalsocialist gjerman, organizatë që akuzohet për vrasjen në Gjermani të 10 personave, nga të cilët 8 kanë qenë me origjinë turke, për sulme me bomba dhe grabitje të disa filialeve bankare ndërmjet viteve 2000-2007.

 


Lajme të ngjashme