Afganistan – Sulm me pasojë dhjetëra të vdekur në mitingun e Presidentit Ashraf Ghani

Të paktën 26 persona kanë gjetur vdekjen të martën për shkak të një sulmi me bombë në mitingun elektoral të Presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani.

afganistan gani miting saldiri.jpg
afganistan gani miting saldiri1.jpg

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Punëve të Brendshme, Nasrat Rahimi, deklaroi para gazetarëve se një kamikaz ka shpërthyer bombën që kishte vendosur në motor, pranë turmës së njerëzve të tubuar për miting në qytetin Charikar të provincës Parvan, 69 kilometra në veri të Kabulit, duke theksuar se Presidenti Ghani është shëndoshë e mirë.

“Sulmi u mori jetën 26 personave, 22 prej të cilëve janë civilë, si dhe la të plagosur 42 të tjerë. Në mesin e të plagosurve, 11 janë në gjendje të rëndë dhe kjo rrit shqetësimet për rëndimin e bilancit të viktimave”, shtoi Rahimi.

Dëshmitarët okularë bëjnë me dije se Presidenti Ghani ishte në sheshin e mitingut në çastin e sulmit dhe, fatmirësisht, ka shpëtuar pa marrë plagë.

Ndërkaq, autorësinë e sulmit e ka marrë përsipër Talebani.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan do të mbahen më datë 28 shtator.



Lajme të ngjashme