Ushtria e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi deklaron se është pranë fitores

Kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (UHM), Fayez al-Sarraj bëri të ditur se janë pranë fitores në luftën e tyre kundër njësive që varen nga lideri i forcave të armatosura në lindje të vendit, Halife Haftar.

Ushtria e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi deklaron se është pranë fitores

Kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez al-Sarraj, e cila zotëron njohjen ndërkombëtare në Libi bëri të ditur se janë pranë fitores në luftën e tyre kundër njësive që varen nga lideri i forcave të armatosura në lindje të vendit, Halife Haftar.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga zyra e këtij këshilli, Serraj u takua në kryeqytetin Tripoli me komandantët e nivelit të lartë dhe komandantët e forcave në terren.  

Gjatë takimit Sarraj bëri një vlerësim në lidhje me pikën e fundit të arritur në përleshje dhe përdori shprehjen: “Lufta ka hyrë në muajin e gjashtë dhe ne jemi më të fuqishëm. Fitorja është e afërt”.  

Kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë tha se komandantët e tyre kanë përmbushur në mënyrën më të mirë detyrën në front duke iu përgjigjur në mënyrën më speciale dhe më efektive sulmeve të ardhura dhe shtoi: “Ne kemi bindjen e plotë se njësitë tonë do të përfundojnë detyrën e tyre me sukses dhe do të sigurohet paqe”.

Ai tha se prioriteti i qeverisë është bërja e përgatitjeve për luftë dhe përforcimi i njësive ushtarake.

Sarraj bëri të ditur gjithashtu se siç është natyra e luftës duhet kërkuar një rrugë për të dalë nga kriza aktuale dhe nga ana tjetër në mënyrë që të arrihet stabiliteti i vendit bëri thirrje për “kryerjen e zgjedhjeve dhe kalimin në sistemin demokratik pluralist duke organizuar një forum gjithëpërfshirës”.

Ai bëri të ditur se në sistemin e ri që do të krijohet nuk ka vend për kriminelët e luftës dhe tërhoqi vëmendjen se për mbrojtjen e pavarësisë së vendit dhe dinjitetit të popullit duhet të ketë një ushtri të vetme.

Më datë 4 prill gjenerali Haftar urdhëroi fillimin e sulmeve për të marrë kontrollin e Tripolit, ndërsa njësitë e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e cila gëzon njohje ndërkombëtare, u përgjigjën me operacionin e koduar “Borkan al-Ghadab”.



Lajme të ngjashme