Regjimi i Esadit: YPG/PKK është “organizatë separatiste terroriste”

Regjimi i Beshar Esadit në Siri e ka cilësuar si “organizatë separatiste terroriste” YPK/PKK-në, me të cilën nuk ka hyrë asnjëherë në konflikt të armatosur që nga fillimi i luftës civile dhe e cila përdor emrin “Forcat Demokratike Siriane” (FDS).

Regjimi i Esadit: YPG/PKK është “organizatë separatiste terroriste”

Sipas një lajmi të agjencisë së regjimit të Esadit “SANA”, ministria e punëve të jashtme e regjimit i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OK), ku ankohet për YPG/PKK-në.

Në këtë letër regjimi i Esadit përdor shprehjen “organizatë separatiste terroriste” për FDS-në (YPG/PKK), me të cilën është ulur disa herë në tryezën e bisedimeve dhe ka bashkëpunuar në shumë fusha.

FDS-ja bashkëpunon me vendet Perëndimore kundër popullit sirian dhe organizata vazhdon praktikat e saj kundër popullit të Sirisë dukeshkelur të drejtat e njeriut, raporton regjimi në letrën që i ka dërguar OKB-së.

Në shtator të 2017-s ministri i jashtëm i regjimit, Velid Muallim kishte thënë se ata (regjimi) ishin gati të negocionin me organizatën për çështjen e autonomisë. Më pas regjimi dhe organizata kishin biseduar disa herë lidhur me bashkëpunimin mes tyre në Damask dhe Haseki.

YPG/PKK-ja kontrollon 1/3 e territorit të Sirisë dhe në zonat që ka pushtuar organizata vazhdon të nxjerrë naftë bashkë me regjimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e pranojnë si organizatë terroriste PKK-në dhe për të maskuar bashkëpunimin e tyre me organizatën i kishin vendosur kësaj emrin FDS (Forcat Demokratike Siriane). Komandanti i Forcave Speciale të ShBA-së, gjenerali Raymond Thomas në një deklaratë që kishte bërë më 22 korrik 2017 e kishte pohuar me gojën e tij se i kishte rekomanduar YPG-së që ta ndryshonte emrin në “Forcat Demokratike Siriane-FDS”.



Lajme të ngjashme