"Turqia është një partner i rëndësishëm i NATO-s"

Komandanti i Forcave Ajrore të ShBA-së për Evropën, Afrikën dhe NATO-n, Jeffrey L. Harrigan tha se Turqia është një partner i rëndësishëm i Aleancës.

"Turqia është një partner i rëndësishëm i NATO-s"

Harrigan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me marrëdhëniet ShBA-Turqi në Qendrën e Shtypit të Huaj (FPC) në Nju-Jork.

"Turqia vazhdon të jetë një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm brenda Aleancës, dhe ne vazhdojmë ta mbështesim Turqinë si partnerin tonë në NATO",- tha Harrigan.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me Turqinë në kuadër të NATO-s,- konfirmoi Harrigan, ndërsa theksoi se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve, veçanërisht në sferën ushtarake, janë shumë të forta.

"Unë ju garantoj se puna jonë me partnerët tanë turq është shumë e qëndrueshme dhe e besueshme. Ne kemi marrëdhënie të forta",- tha Harrigan.

 


Lajme të ngjashme