Trump: “Ku është diktatori im i preferuar?”

"Ku është diktatori im i preferuar?", kështu ka folur muajin e kaluar gjatë samitit të G7-s në Francë presidenti amerikan Donald Trump për Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Trump: “Ku është diktatori im i preferuar?”

Raportohet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump gjatë samitit të G7-s, mbajtur muajin e kaluar në Biarritz të Francës e kishte cilësuar presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi "Diktatori im më i preferuar”.

Sipas një lajmi të “Wall Street Journal”, të cilin gazeta e mbështet tek disa zyrtarë amerikanë dhe egjiptianë, Trump ndërsa ka qenë duke pritur ardhjen e Sisit në takim ka bërtitur me zë të lartë, në mënyrë që të dëgjohej nga të gjithë duke thënë: “Ku është diktatori im i preferuar".

Zyrtarët që ishin të pranishëm në dhomën ku do të mbahej takimi heshtën pas fjalëve të Presidentit Trump për homologun e tij egjiptian duke menduar se Trump i kishte përdorur për humor ato fjalë (në adresë së Sisit).

Gazeta nuk jep ndonjë informacion nëse Sisi e ka dëgjuar apo jo Trumpin që ta quante atë diktator.



Lajme të ngjashme