Bruksel – U mbajt takimi i dialogut politik Turqi-BE

Në Bruksel u mbajt Mbledhja e Dialogut Politik, ku delegacionet shkëmbyen mendimet e palëve mbi çështjet kryesore të agjendës së marrëdhënieve Turqi-Bashkim Evropian (BE).

Bruksel – U mbajt takimi i dialogut politik Turqi-BE

Në Bruksel u mbajt Mbledhja e Dialogut Politik Turqi-Bashkim Evropian (BE).

Delegacioni turk, i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe drejtori për Çështjet e BE-së, ambasadori Faruk Kaymakci dhe delegacioni i BE-së i kryesuar nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian, Jean-Christophe Belliard dhe drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson, diskutuan në mbledhje çështje të agjendës së përbashkët të marrëdhënieve Turqi-BE.

Në mbledhje delegacionet shkëmbyen mendime mbi pikat kryesore të agjendës Turqi-BE siç janë: Unioni Doganor, bashkëpunimi financiar, programet e Unionit, dialogu për liberalizimin e vizave, lufta kundër emigracionit të jashtëligjshëm dhe terrorizmit, me theks të veçantë procesi i bisedimeve për anëtarësimin e plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Marrëdhëniet Turqi-BE marrin një rëndësi edhe më të madhe në këtë periudhë kritike, kur sistemi ndërkombëtar po përjeton ndryshime të rëndësishme,- u vu theksi në mbledhje dhe u nënvizua se rritja e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian nuk është i rëndësishëm i parë vetëm në këndvështrimin e palëve, por edhe në aspektin e rritjes së mirëqenies dhe vendosjes së paqes në një hapësirë gjeografike edhe më të madhe.  

 


Lajme të ngjashme