Rusia reagon ndaj deklaratës së Netanyahut për aneksim në Bregun Perëndimor

Rusia reagoi ndaj premtimit të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për “t’i aneksuar Izraelit” Luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, duke u theksuar se deklarata e Netanyahut mbi luginën në fjalë u prit negativisht nga bota arabe, shkruhet: “Ndajmë shqetësimin në lidhje me planet e Izraelit, të cilat do të bëhen shkak për rritjen e tensionit në rajon dhe minimin e shpresave për të siguruar paqe me fqinjët arabë”.

Në deklaratë nënvizohet gjithashtu se çështja Palestinë-Izrael duhet zgjidhur në kornizën e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, parimeve të Madridit dhe Iniciativës Arabe të Paqes.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 17 shtatorit, Netanyahu tha se nëse zgjidhet përsëri, “brenda një kohe të shkurtër” në koordinim me administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do “t’i aneksojë Izraelit” Luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Lajme të ngjashme