Trump shkarkon Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton

Përmes një postimi që ka bërë në “Twitter” Presidenti Trump ka njoftuar shkarkimin e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Trump shkarkon Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton

Në një deklaratë që ka bërë përmes “Twitter” Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka thënë se të martën i kishte komunikuar John Bolton se tani nuk kishte më nevojë për të në Shtëpinë e Bardhë.

"Kam kundërshtuar fuqimisht shumë prej sugjerimeve të tij. Të njëjtin mendim kanë edhe shumë të tjerë brenda administratës, prandaj unë kërkova nga John-i dorëheqjen e tij, të cilën ai ma dorëzoi këtë mëngjes. E falënderoj Johnin për shërbimet", shkruan Trump në postimin e tij.

Presidenti Trump shkroi në “Twitter” gjithashtu se emrin që do të zëvendësojë Bolton do ta publikojë javën e ardhshme.

Kurse John Bolton në llogarinë e tij në “Twitter” bëri këtë postim: “Mbrëmë i propozova dorëheqjen Presidentit Trump dhe ai më tha ‘Flasim nesër për këtë’.



Lajme të ngjashme