Stoltenberg: Turqia është një aleate shumë e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit

“Turqia është një aleate shumë e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një dalje para gazetarëve pas ceremonisë përkujtimore për sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

Stoltenberg: Turqia është një aleate shumë e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit

Turqia është një aleate shumë e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ceremonisë përkujtimore që u mbajt në selinë e aleancës për sulmet terroriste të 11 Shtatorit që goditën 18 vite më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Një gazetar e pyeti Stoltenbergun se çfarë kontributi jep Turqia në luftën kundër terrorizmit.

"Në kuadër të luftës kundër terrorizmit Turqia ka qenë dhe mbetet një aleate shumë e rëndësishme",- u përgjigj ai.

Turqia është një ndër vendet pararojë, veçanërisht në luftën tonë me terrorizmin në Afganistan, e vijoi Stoltenberg përgjigjen e tij duke shtuar se ai kishte realizuar sot (të mërkurën) edhe një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ku të dy kishin riafirmuan angazhimin për Afganistanin.

Turqia ka ndërmarrë gjithashtu rolin kryesor në luftën kundër organizatës terroriste DAESH në Irak dhe Siri,- nënvizoi kreu i NATO-s.  

"Pa kontributin e Turqisë dhe pa infrastrukturën që ofron ajo do të ishte shumë e vështirë për arritur këtë sukses kundër DAESH-it”,- u tha Stoltenberg gazetarëve.

Duke iu referuar faktit që NATO-ja nuk është prezent në terren në Siri, Stoltenberg tha se ai është i kënaqur që dy aleatë të NATO-s, siç janë ShBA-ja dhe Turqia po kërkojnë rrugët për të koordinuar aktivitetin e tyre ushtarak dhe për të bashkëvepruar (në Siri).

 


Lajme të ngjashme