Irak – Rrëmujë gjatë aktiviteteve me rastin e Ditës së Ashures, dhjetëra të vdekur

Të paktën 31 persona kanë gjetur vdekjen dhe 100 të tjerë janë plagosur, sipas një bilanci paraprak, gjatë rrëmujës në xhaminë që u mbajt aktiviteti i Ditës së Ashures në Irak.

Irak – Rrëmujë gjatë aktiviteteve me rastin e Ditës së Ashures, dhjetëra të vdekur

Siç njofton agjencia franceze e lajmeve “AFP”, një rrëmujë ka ndodhur dhe njerëzit kanë shtypur njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve me rastin e Ditës së Ashures në një xhami shiite të Qerbelasë.

Ky lajm i minutë së fundit thekson se të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur, 10 prej të cilëve janë në rrezik për jetën.



Lajme të ngjashme