Takim Akinci-Cavusoglu, në fokus zhvillimet në Qipro dhe Mesdheun Lindor

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci, priti të hënën ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Takim Akinci-Cavusoglu, në fokus zhvillimet në Qipro dhe Mesdheun Lindor

Të pranishëm në këtë takim të mbajtur në Presidencë ishin gjithashtu ambasadori i Turqisë në Lefkoshë – Ali Murat Basçeri, zëdhënësi i Presidencës turkoqipriote – Baris Burcu dhe drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë për Qipron – Çagatay Erciyes.

Në fund të këtij takimi rreth 1 orë e gjysmë të gjatë, ministri Çavusoglu mori pjesë në një tavolinë të rrumbullakët me liderët e forcave politike të përfaqësuara në Kuvendin Republikan të RTQV-së, takim ky i drejtuar nga Presidenti Akinci.

Krahas Presidentit Akinci dhe ministrit Çavusoglu, në tavolinën e rrumbullakët morën pjesë Kryeministri dhe lideri i Partisë së Bashkimit Kombëtar (UBP) – Ersin Tatar, zëvendëskryeministri, ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetari i Partisë Popullore (HP) – Kudret Ozersay, lideri i Partisë Republikane Turke (CTP) – Tufan Erhurman, kreu i Partisë së Demokracisë Komunale (TDP) – Cemal Ozyigit, lideri i Partisë Demokrate (DP) – Serdar Denktas dhe kryetari i Partisë së Rilindjes (YDP) – Erhan Arikli.



Lajme të ngjashme