Kuba dhe Irani kritikojnë sanksionet e SHBA-së: Civilët në shënjestër

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif dhe homologu i tij nga Kuba, Bruno Rodriguez, theksuan të premten se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë në shënjestër civilët.

Kuba dhe Irani kritikojnë sanksionet e SHBA-së: Civilët në shënjestër

“Sanksionet amerikane ndaj institucioneve detare të Iranit janë një shkelje tjetër e ligjit ndërkombëtar. Masat shtrënguese të SHBA-së, të cilët parandalojnë lëvizjen e naftës iraniane, prekin popujt vëllazërorë të Iranit e Sirisë dhe kërcënojnë paqen në atë rajon të paqëndrueshëm”, shkroi shefi i diplomacisë kubane të enjten mbrëma në rrjetin social “Twitter”, një reagim kundër sanksioneve amerikane ndaj industrisë iraniane të naftës.

Kurse ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, duke iu referuar mesazhit të homologut kuban, publikoi këto rreshta: “Terrorizmi ekonomik i SHBA-së kundër Kubës, Kinës, Rusisë, Sirisë, Iranit dhe vendeve të tjera synon qëllimisht civilët duke u përpjekur të arrijë objektiva të paligjshme politike përmes frikësimit të njerëzve të pafajshëm.”

Duke tërhequr vëmendjen mbi propozimin miliona dollarësh që Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë kapitenit të anijes cisternë të Iranit për ta konfiskuar atë, Zarif theksoi se “harbutëria amerikane tani përfshin piraterinë, ryshfetin dhe shantazhin”.

“Ne përshëndesim Kubën dhe qëndrojmë në krahun e saj”, shkruan shefi i diplomacisë iraniane në fund të mesazhit të tij në “Twitter”.



Lajme të ngjashme