Franca dhe Anglia reagojnë ndaj vendimit të Iranit për mënjanimin nga obligimet bërthamore

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Agnes Von der Muhll tha se Irani duhet të evitojë veprimtaritë konkrete që nuk përputhen me obligimet dhe pengojnë përpjekjet për të reduktuar tensionin.

1264719
Franca dhe Anglia reagojnë ndaj vendimit të Iranit për mënjanimin nga obligimet bërthamore

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Agnes Von der Muhll tha se Irani duhet të evitojë veprimtaritë konkrete që nuk përputhen me obligimet dhe pengojnë përpjekjet për të reduktuar tensionin.

Në deklaratën me shkrim ajo iu referua shprehjes së Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani për “të lënë mënjanë” marrëveshjen bërthamore dhe obligimet në lidhje me zhvillimet atomike.

“Irani duhet të evitojë veprimtaritë konkrete që nuk përputhen me obligimet dhe pengojnë përpjekjet për të reduktuar tensionin”, deklaroi Agnes Von der Muhll.   

Ajo bëri të ditur se vendi i saj do të shqyrtojë deklaratën e Ruhanit në këtë kornizë me partnerët e tij dhe me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Anglisë deklaroi se vendimi i Iranit për pezullimin e kufizimit të hulumtimeve dhe zhvillimeve bërthamore është shumë shqetësues.

Në deklaratën e bërë nga Ministria angleze zë vend reagimi ndaj vendimit të Iranit.

“Vendimi i Iranit për pezullimin e kufizimit të hulumtimeve dhe zhvillimeve bërthamore është jashtëzakonisht shqetësues. Ndërkohë që partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë punojnë për të reduktuar tensionin me Iranin, ky hap i tretë i këtij vendi për tu larguar nga obligimet bërthamore është zhgënjyes” shkruhet në deklaratë.    

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani deklaroi të enjten se “kanë lënë mënjanë” obligimet në lidhje me kufizimin e marrëveshjes dhe zhvillimeve në fushën bërthamore dhe do të hedhin hapa për nevojat e vendit në këtë fushë.   

Në deklaratën e bërë nga Ruhani pas mbledhjes së zhvilluar në kryeqytetin Teheran me Kryetarin e Pushtetit Gjyqësor, Ibrahim Reisi dhe Kryetarin e Kuvendit, Ali Laricani bëhet e ditur se hapi i tretë për reduktimin e obligimeve në marrëveshjen bërthamore do të vihet në jetë ditën e premte (sot).  



Lajme të ngjashme