Arabia Saudite asgjëson në ajër një raketë balistike të huthive

Raketa balistıke e hedhur nga ana e huthive në Jemen u asgjësua nga ana e sistemit të mbrojtjes ajrore të Arabisë Saudite.

Arabia Saudite asgjëson në ajër një raketë balistike të huthive

Raketa balistıke e hedhur nga ana e huthive në Jemen u asgjësua nga ana e sistemit të mbrojtjes ajrore të Arabisë Saudite.

Sipas lajmit të televizionit saudit, Al Arabiya raketa balistike e hedhur nga huthitë, që kishte në shënjestër qytetin Necran në jug të Arabisë Saudite u asgjësua në ajër.

Zëdhënësi i forcave të koalicionit në pararojën e Arabisë Saudite, Turki el-Maliki tha se raketa e hedhur nga qyteti Amran i Jemenit u asgjësua në qiell mbi qytetin Sada.  

Ai tha se me sulmet me raketa balistike huthitë kanë shkelur drejtësie ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Nga ana tjetër, zëdhënësi ushtarak i huthive, Yahya Seri, në deklaratën e bërë në organet mediatike përkrahëse të huthive tha se me raketën balistike tip Bedir 1 kanë goditur depon e mjeteve ajrore pa pilotë (të telekomanduara) në aeroportin Necran.

Seri tha se objektivi u godit me ndjeshmëri të lartë dhe sulmi ishte në përputhje me drejtësinë ndërkombëtare.   



Lajme të ngjashme