Angli - Parandalimi i Brexitit pa marrëveshje, shpresë për botën e biznesit

Presidentja e Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI) Carolyn Fairbairn, tha se miratimi i projektligjit në parlamentin britanik që parandalon ndarjen e vendit nga Bashkimi Evropian (BE) pa marrëveshje paraqet shpresë për botën e biznesit.

1264466
Angli - Parandalimi i Brexitit pa marrëveshje, shpresë për botën e biznesit

Presidentja e Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI) Carolyn Fairbairn, një nga organizatat e biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se miratimi i projektligjit në parlamentin britanik që parandalon ndarjen e vendit nga Bashkimi Evropian (BE) pa marrëveshje paraqet shpresë për botën e biznesit në vend.

Në një vlerësim të bërë për shtëpinë mediatike të Anglisë, BBC, Fairbairn tha se miratimi i projekt-ligjit në parlamentin britanik që parandalon ndarjen e vendit nga Bashkimi Evropian (BE) pa marrëveshje paraqet një burim shprese për ata, ndërsa shtoi se “Koha po kalon. Ashtu si më 29 mars, shumë biznese po depozitojnë mallra para 31 tetorit me shpenzime dhe kosto shumë të madhe”.

Fairbairn nënvizoi se bota e biznesit ka nevojë për qartësim sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Bizneset do të vazhdojnë t'i bëjnë këto shpenzime deri sa të kenë informacion të saktë. Kompanitë janë thellësisht të shqetësuar për ndikimin e situatës aktuale në konkurrencën tonë. Ato janë duke përjetuar humbje të tregut ndërkombëtar dhe është e vështirë ta fitosh prapa".

Guvernatori i Bankës Qendrore të Anglisë (BoE) Mark Carney dje tha se ndarja e pakuptueshme e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja shkakton efektet të mundshme negative të ekonomisë së vendit dhe mund të jenë më të lehta nga sa pritej.

Carney tha që në rast të daljes pa marrëveshje papunësia pritet të rritet në 7 për qind dhe inflacioni në 5.25 për qind.

Ish-ministri britanik i Financave, Philip Hammond, në fjalimin e tij para Parlamentit në korrik tha se është gabim të lihet BE-ja pa asnjë marrëveshje, ndërsa paralajmëroi se kjo do të mund t'i kushtojë ekonomisë së vendit 90 miliardë sterlina.

Dhoma e ulët e Parlamentit Britanik votoi projektligjin që detyronte shtyrjen e datës së Brexitit nëse qeveria nuk arrin një marrëveshje me  Bashkimin Evropian (BE).

Me qëllim të parandalimit të një Brexiti pa marrëveshje në votimin në Dhomën e Ulët, projektligji i opozitës u miratua me 327 vota pro përballë 299 kundër.

 


Lajme të ngjashme