Kalin-Bolton biseduan për zonën e sigurt në Siri

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (Kalın) realizoi të mërkurën në mbrëmje një bisedë telefonike me Këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet Turqi-ShBA.

1263908
Kalin-Bolton biseduan për zonën e sigurt në Siri

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (Kalın) realizoi të mërkurën në mbrëmje një bisedë telefonike me Këshilltarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet Turqi-ShBA dhe zhvillimet rajonale.

Në bisedën telefonike Kallën-Bolton u vlerësuan zhvillimet në Siri, krijimi i zonës së sigurt (në veri të Sirisë), lufta kundër terrorizmit, marrëdhëniet tregtare me ShBA-në, situata e fundit në Libi, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Zëdhënësit të Presidencës (së Turqisë).

Gjithashtu Kallën dhe Bolton kanë folur edhe për detajet e çështjeve të dakorduara në bisedën e fundit telefonike ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Gjatë telefonatës ata diskutuan edhe mbi takimin mes dy liderëve në Nju-Jork në kuadër tëvizitës që Presidenti Erdoan do të realizojë në ShBA në datat 22-25 shtator për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kallën dhe Bolton diskutuan gjithashtu përmes telefonit edhe detajet për të përshpejtuar hapat që duhen ndërmarrë për zonën e sigurt në veri të Sirisë, mbrojtjen e konsensusit të arritur për Idlibin, përfundimin urgjentisht të punimeve për krijimin e Komisionit Kushtetues dhe zbatimin e masave për të parandaluar një dramë njerëzore dhe valë të re të mundshme refugjatësh.

"Pala turke i ka përfunduar nga ana e saj përgatitjet për të zbatuar pa humbur kohë planin e përbashkët operativ Turqi-ShBA", thuhet në vijim të komunikatës.

Në këtë bisedë telefonike u vu theksi në rëndësinë e vizitës që do të bëjë në Turqi Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross dhe efekti shtysës i kësaj vizite në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, ku synohet një vëllim tregtar prej 100 miliardë dollarësh.

 


Lajme të ngjashme