Afganistan – 10 të vdekur nga sulmi me autobombë në lagjen e ambasadave

Të paktën 10 vetë kanë gjetur vdekjen në sulmin me autobombë afër lagjes së misioneve të huaja diplomatike në Kabul të Afganistanit, i tha agjencisë turke AA zv.minisri i Brendshëm, Nasrat Rahimi.

1264392
Afganistan – 10 të vdekur nga sulmi me autobombë në lagjen e ambasadave

 

Raportohet se 10 persona kanë vdekur në sulmin me një minibus-bombë afër lagjes së kryeqytetit afgan, Kabul, ku ndodhen edhe shumë misione të huaja diplomatike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nasrat Rahimi i tha agjencisë turke të lajmeve AA (Anadolu Agency) se shpërthimi kishte ndodhur në lagjen “Shash Derek”, në pjesën lindore të kryeqytetit afgan dhe ku gjenden Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kabul dhe misionet e tjera diplomatike.

Në ngjarje kanë vdekur 10 vetë dhe janë plagosur 42 të tjerë, u shpreh Rahimi, duke shtuar se si pasojë e sulmit janë kthyer në gjendje të papërdorshme 12 automjete civile.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se agresorët kishin në shënjestër automjetet e të huajve.

Sulmin e ka marrë përsipër Talibani, i cili pretendon se nga shpërthimi kanë vdekur 12 ushtarë të huaj.

 


Lajme të ngjashme