RTQV – Presidenti Akinci priti në takim përfaqësuesen e posaçme të OKB-së Jane Holl Lute

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci priti në takim përfaqësuesen e posaçme të përkohshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Jane Holl Lute.

Zëdhënësi i Presidencës së RTQV-së, Baris Burcu në një komunikatë me shkrim bëri të ditur se Presidenti Akinci priti në takim përfaqësuesen Lute, ndërsa tha se takimi zgjati afërsisht 2 orë.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe zëdhënësi i Presidencës, Baris Burcu, këshilltari juridik, Sulen Karabacak dhe ekspertja për marrëdhënie ndërkombëtare, Ipek Borman.

Zëdhënësi Burcu shtoi se me përfaqësuesen Lute u zhvillua një bisedë “e gjatë dhe e dobishme”, ndërsa Presidenti Akinci shpjegoi në mënyrë të hollësishme, të hapur dhe të qartë qëndrimin e tij për çështjet, në të cilat palë turke është përqendruar për një kohë të gjatë.

“Zonja Lute përpiqet të përfundojë punën për konceptet e referencës që pret Sekretari i Përgjithshëm. Në këtë kontekst, zonja Lute përcolli dëshirën e saj për t'u takuar edhe sot me Presidentin tonë. Takimi do të mbahet sot pasdite”, bëri të ditur zëdhënësi Burcu.

Lajme të ngjashme