ShBA – 5 të vrarë dhe 21 të plagosur në të shtënat në Teksas

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur në të shtënat në shtetin jugor amerikan Teksas, kanë bërë të ditur zyrtarët policor.

Sulmi ndodhi në afërsi të një qendre tregtare në zonën mes qyteteve Midland dhe Odessa të Teksasit.

Sulmuesi hapi zjarr ndaj njerëzve përreth nga makina e tij.

Në llogarinë zyrtare në Facebook të Njësisë së Policisë Midland thuhej se sulmuesi është kapur i vdekur.

Policia u bëri thirrje banorëve lokalë të qëndrojnë në zona të sigurta dhe njoftoi se Universiteti Permian Basin i Teksasit është mbyllur përkohësisht.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti amerikan Donald Trump tha se është informuar nga Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, në lidhje me të shtënat në Teksas.

Trump tha se FBI dhe forcat e sigurisë janë plotësisht të angazhuara në këtë rast dhe se është duke ndjekur nga afër zhvillimet.

Lajme të ngjashme