Regjimi i Esadit bën shkeljen e armëpushimit të shpallur nga ana e tij

Me sulme tokësore ndaj vendbanimeve civile në Zonën e Çtensionimit në Idlib regjimi i Beshar Esadit bëri shkelje të armëpushimit të shpallur në mënyrë të njëanshme nga ana e tij.

Regjimi i Esadit kreu sulme tokësore me mortaja dhe raketa tokë-tokë ndaj nënprefekturës Kefrenbil në jug të Idlibit, vendbanimit Xherxhenaz dhe fshatrave Kefresexhne, Hish, Urejnibe, Has, Dejr Sharki dhe Dejr Garbi.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të shtunën se njësitë ushtarake të regjimit në mënyrë të njëanshme kanë shpallur një armëpushim në Zonën e Çtensionimit në Idlib dhe njoftoi se armëpushimi do të hyjë në fuqi që nga ora 06.00 e mëngjesit sipas orës lokale.

Prej nënshkrimit të marrëveshjes mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 në Zonën e Çtensionimit në Idlib janë zhvendosur 945 mijë e 992 civilë, gjatë periudhës së njëjtë nga sulmet e regjimit dhe Rusisë kanë humbur 1 mijë e 282 civilë në mesin e të cilëve 219 gra dhe 341 fëmijë.

Lajme të ngjashme